E shtunë, 03 Janar 2026
14:28
Pse Shtetet e Bashkuara sulmuan Venezuelën? Nafta, preteksti i drogës, “Doktrina Monroe”: çfarë qëndron pas vendimit të Trumpit

I paraqitur kryesisht si një akt për mbrojtjen e popullsisë amerikane nga një regjim venezuelian që kërkon të destabilizojë Shtetet e Bashkuara duke eksportuar drogë dhe kriminelë të liruar nga burgjet e Maduros, sulmi i vendosur nga Donald Trump ka mbi të gjitha një domethënie gjeopolitike, me ndikime të thella edhe ekonomike dhe mbi qëndrueshmërinë e rregullave të së drejtës ndërkombëtare.

14:26
Al Ahli-Al Nassr përfundon me sherr, shpulla ndaj Joao Felix, por dhe ai dha të shtyra

Sfida e kampionatit arab të futbollit mes Al Ahli dhe Al Nassr e përfunduar me rezultatin 3-2 përfundoi me sherr ku u përfshi edhe Joao Felix.

14:10
FOTO-GALERI/ Pasojat e sulmit amerikan në Karakas të Venezuelës, tym i zi dhe njerëz që vrapojnë të tmerruar

SHBA-të kanë kryer një sulm në shkallë të gjerë në kryeqytetin e Venezuelës, ku presidenti Nicolas Maduro është kapur dhe është larguar me aeroplan nga vendi, sipas presidentit të SHBA-së Donald Trump.

14:09
Skitë Alpine/Lara Colturi renditet e 6-ta në slalomin gjigant në Kranjska Gora

Lara Colturi e nis vitin 2026 në Skitë Alpine me një vend të gjashtë në Slalomin gjigant në Kranjska Gora të Sllovenisë, rezultati më i mirë në një disiplinë kjo që nuk ështe specialitet i saj duke e mbyllur garimin e saj në përfundim të të dy zbritjeve me kohën totale 2 minuta 1 sekondë dhe 17 të qintat.

14:00
Analiza/ “Pse ëndërrojnë idiotët se SHBA do sulmojë Shqipërinë si Venezuelën?”

Kreshnik Spahiu*

13:53
Libri dhe dy autorët më të mirë të 2025, studiuesja Alda Bardhyli: Kultura shqiptare në vitin 2026 hyn në një fazë vendimtare

Alda Bardhyli, drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, në një intervistë për Erisa Lilën, tregon për librin më të mirë dhe dy autorin që sipas studiueses, dominuan në vitin që lamë pas.

13:51
Venezuela nxjerr në rrugë tanket, Rubio: S’do ketë më sulme, Maduro në paraburgim

Pas sulmeve të orëve të para të ditës së sotme, Venezuela ka dislokuar ushtrinë e në rrjet, kanë qarkulluar pamje të tankeve nëpër rrugë.

13:49
Çfarë ndodh tani? CNN: Skenarët për Venezuelën, nga kthimi i Gonzalez tek marrja e pushtetit nga ushtria

Se çfarë do të ndodhë në Venezuelë, për momentin, duket mjaft e paqartë.

13:45
U arrestua me urdhër të Trump, Maduro akuzohet zyrtarisht për trafik droge dhe armësh

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, është paditur zyrtarisht në Distriktin Jugor të Nju Jorkut për akuza të rënda që lidhen me trafik droge dhe armësh, bëri të ditur Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi.

13:38
Arrestimi i Maduros, Rusia i kërkon llogari Amerikës: Të sqarohet menjëherë situata! Jemi të shqetësuar për Presidentin e Venezuelës

Ministria e Jashtme ruse bëri thirrje për “sqarime të menjëhershme” mbi situatën në Venezuelë, pasi SHBA-të thanë se kishin kapur dhe larguar Presidentin Nicolas Maduro dhe gruan e tij nga vendi.

13:31
Rrëfimi i Matuzalem: Futbolli më shpëtoi mua, jo miqtë e mi që mbetën të vrarë. Novellino më nxori nga burgu

Francelino Matuzalém ka bërë gjithë jetën e tij tatuazh në lëkurën e tij. Në dorën e djathtë është ai që jep një pasim të gjatë me fanelën e Genoas. Në krahun e majtë, emri i një mikut të tij që nuk jeton më. ‘Herë pas here e shoh që të kujtohem se pa futbollin jeta ime do të ishte në burg ose ne varr si miqtë e mi më të cilët jam rritur. Matuzalem tashmë 45 vjeçar, aktualisht jeton në Monterosi, jashtë Romës, me partneren dhe 5 fëmijët e tij dhe ai tani tregon gjithçka në një intervistë për të përditshmen ‘La Gazzetta Dello Sport’.

13:31
Lea Ypi, kryeministre e qeverisë teknike? Berisha nuk e përjashton si emër: Ajo është një shkrimtare, por….

Ditët e fundit në media është përfolur sërish emri i shkrimtares së njohur Lea Ypi si një kandidate e mundshme për kryeministre e një qeverie teknike në Shqipëri.

13:06
Ngricat dhe bora “paralizuan” aksin Elbasan- Librazhd- Përrenjas, qarkullimi rikthehet në normalitet pas 15 orësh

Pas një situate problematike që zgjati nga orët e para të mëngjesit deri rreth orës 23:00 të ditës së djeshme, qarkullimi në aksin e rrugës kombëtare Elbasan–Librazhd–Përrenjas i është rikthyer normalitetit.

13:04
Sulmi amerikan në Venezuelë, Berisha: Edhe shqiptarët duhet të ngrihen në protesta, do ketë pasoja…

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas sulmit amerikan në Venezuelë.

12:59
Gazetari i “New York Times” tregon 50 sekondat e bisedës me Trump pas sulmit në Venezuelë: U përgjigj pas 3 zileve në telefon, dukej i lodhur. Për ofensivën më tha…

Korrespondenti i “New York Times” në Florida, Tyler Pager ka rrëfyer bisedën me Presidentin Trump pak minuta pas njoftimit mbi sulmin në Venezuelë.

12:54
Reshjet e shiut me intensitet të lartë në të gjithë vendin, IGJEUM paralajmëron përmbytje, ja zonat më të rrezikuara

Pasditja e sotme dhe dita e nesërme pritet të shoqërohen me reshje të shumta shiu dhe dy qarqet më të rrezikuara janë Shkodra dhe Kukësi.

12:51
Sulmi në Venezuelë, pikëpyetjet dhe çfarë dihet pas ofensivës amerikane në vendin e Nicolas Maduros

Pak orë pas sulmit amerikan në Venezuelë, mediat ndërkombëtare kanë bërë një bilanc mbi faktet që tashmë dihen dhe ato që nuk kanë ende një përgjigje.

12:45
“Operacioni në Venezuelë, me shpejtësi mbresëlënëse”, eksperti amerikan: Sulm i mbështetur fort nga ajri, ka marrë kohë për t’u përgatitur

Operacioni amerikan në Venezuelë duket se është kryer me një “shpejtësi mbresëlënëse” dhe ka shumë gjasa të ketë përfshirë forca të operacioneve speciale, sipas një eksperti që foli për CNN-in.

12:41
Me lahutë në dorë që 10 vjeç, mjeshtri ua mëson profesionin më të rinjve: Të trashëgojmë traditën

Pjetër Nimanaj ishte vetëm 10 vjeç kur u njoh me lahutën dhe prej atëherë nuk i është ndarë asnjëherë këtij instrumenti që ndër shekuj është ruajtur si element i rëndësishëm i identitetit kulturor në krahinat veriore.

12:38
Euro në vend të Lekut më 2030, kur 100% e pagesave priten të bëhen digjitale?

Eduard Zaloshnja*

12:33
E vetme me dy fëmijët autikë, sakrifica e nënës së papunë dhe pa asnjë mbështetje institucionale

Viti 2026 ka nisur, por për familjen e Elenës asgjë nuk ka ndryshuar.

12:32
Prapaskenat e sulmit në Venezuelë, ofensiva ishte parashikuar natën e Krishtlindjeve. Çfarë e ndryshoi planin e amerikanëve

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një sulm të bujshëm kundër disa objektivave në Venezuelë, përfshirë edhe baza ushtarake në vend.
Presidenti amerikan Donald Trump tha se ushtria amerikane ka “kapur presidentin e Venezuelës, Maduro, dhe bashkëshorten e tij Cilia Flores, dhe i ka nxjerrë nga vendi”, në një veprim të kryer “në koordinim me administratën e drejtësisë amerikane”.

12:26
Federico Chiesa ‘i burgosuri’ i Liverpool; Juventus, Roma dhe Napoli tentojnë ta marrin, por i pengon…Salah

Federico Chiesa në Itali, një rikthim që mund të realizohet, por ndoshta jo në merkaton e janarit. Ai që dukej si sesioni ideal i merkatos për të risjellë në Serie A, sulmuesin xhenovez rrezikon të mbyllet përpara se të hapet. Edhe pse sirenat italiane po dëgjohen gjithnjë e më fort me Juventus, Romën dhe Napolin që janë aty pas porte, fati i Chiesas duket se është ende i lidhur nga Liverpool.

12:26
Çfarë presim nga 2026? Rritje pensionesh, paga më të larta dhe perofrmancë më të mirë të ekonomisë

Viti 2026 sapo ka nisur dhe, së bashku me të, edhe një bilanc i ekonomisë shqiptare në 2025.

12:19
“Shpërblim i mirë, po pagat?”/ Sindikata e Policisë: Pagesat më të ulëta në rajon, ka probleme për largësinë

Urimin për festat e fundvitit uniformat blu këtë herë e morën ndryshe.

12:14
Rritet mosha e daljes në pension, me nisjen e vitit 2026 ndryshojnë edhe vitet e punës

Me nisjen e vitit 2026 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë, si dhe vitet e vjetërsisë në punë për të dy gjinitë, sipas ndryshimeve që hynë në fuqi në janar të vitit 2015.

12:13
“Pajtohuni për reformën zgjedhore dhe territoriale”, kreu i KQZ për Top Channel: Partitë politike të arrijnë konsensus

Viti i ri nis me sfida të vjetra për politikën.

12:06
Dikur shofer autobusi, çfarë dihet për 12 vitet e diskutueshme të Maduros si udhëheqës i Venezuelës

Presidenti venezuelian Nicolas Maduro ishte një aleat i hershëm i udhëheqësit populist të Venezuelës, Hugo Chavez, dhe e pasoi atë pasi ky i fundit vdiq nga kanceri në vitin 2013.

12:02
Crans Montana; dy të plagosur e 5 të humbur, drama e futbollistëve të skuadrës Lutry B-Juniors

Një skuadër futbolli është tronditur jashtë mase nga ngjarja e rëndë që ndodhi në ‘Le Constellation’ të Crans Montanës natën e Vitit të Ri. Lojtarët e FC Lutry B-Juniors, ekip i Kantonit të Vaud, ishin në transfertë në qytezën e njohur zvicerane dhe vendosën të kalonin ditën e fundit të 2025 në barin ku ndodhi tragjedia.

11:55
Zjarri në resortin e skive në Zvicër/ Policia identifikon katër viktimat e para, mes tyre dy të mitur

Policia ka identifikuar katër trupat e parë të personave që mbetën të vdekur në një bar pranë një vendpushimi skish zviceran në natën e Vitit të Ri.

11:52
Sulmi amerikan në Karakas, Ministri i Mbrojtjes së Venezuelës: Ne do t’i rezistojmë trupave të huaj

Venezuela do t’u rezistojë trupave të huaja, tha Ministri i Mbrojtjes Vladimir Padrino Lopez në një mesazh video të publikuar ndërsa Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro ishte kapur dhe larguar nga vendi.

11:45
Video/ Frikë dhe panik tek banorët në Karakas, pas sulmit amerikan ndaj Venezuelës

Në orët e fundit, Karakasi ka qenë në një gjendje tronditjeje dhe trazirash, pas sulmit të nisur nga SHBA-të.

11:40
Sulmet amerikane në Venezuelë dhe largimi i Maduros, reagimet nga Spanja, Italia dhe Rusia

Pas atij që Donald Trumpi e përshkroi si një “operacion brilant” për kapjen e Nicolas Maduros, operacion ky që sipas disa mediave të huaja u krye nga Delta Force, zëvendëspresidentja e Venezuelës u shfaq në televizionin shtetëror për të pohuar se qeveria nuk e di se ku gjenden presidenti dhe gruaja e tij.

11:39
Rusia dënon sulmet ndaj Venezuelës: Të gatshëm për të ndërmjetësuar dhe për të gjetur një zgjidhje

Sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme Ruse, në rastin e Venezuelës është e rëndësishme të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm i krizës dhe të gjendet një zgjidhje përmes dialogut.

11:30
BYD kapërcen Teslën, gjigandi kinez: Numri një për makinat elektrike në botë!

Qendra botërore e makinave elektrike është zhvendosur edhe më shumë drejt Lindjes.

11:25
Video/ Sulmi i SHBA-së ndaj Venezuelës, helikopterë dhe aeroplanë ushtarakë fluturojnë ulët mbi Karakas

Imazhet tregojnë një konvoj helikopterësh dhe aeroplanësh ushtarakë që fluturojnë ulët mbi Venezuelë.

11:19
“Kapëm Maduron dhe gruan e tij”/ Zv.presidentja e Venezuelës pas deklaratës së Trump: Nuk kemi informacion se ku ndodhet Presidenti

Zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodriguez, deklaroi se qeveria nuk ka informacion mbi vendndodhjen e presidentit Nicolas Maduro dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores.

11:13
Fati i keq përndjek Milik; dëmtim në pulpë, edhe 2 javë të tjera jashtë fushave të lojës

Nuk ka paqe për Arkadiusz Milik, viktimë e një dëmtimi tjetër. Sulmuesi polak ka shfaqur probleme në pulpë dhe do të qëndrojë jashtë fushave të lojës edhe për dy javë.

11:12
Lëvizjet pas festave të fundvitit, vijon fluksi i lartë në pikën kufitare Morinë–Vërmicë

Vijon fluksi i shtuar i qarkullimit në Pikën Kufitare të Kontrollit Morinë, si pasojë e lëvizjeve të shumta të qytetarëve gjatë ditëve të pushimeve.

11:02
‘Duke e nisur 2026 me bujë’, Elizabeth Hurley si James Bond, e priti vitin e ri me bikini dhe pistoletë

Elizabeth Hurley e priti vitin 2026 me një festë me temë James Bond.

10:55
Moti i keq prek dhe detin/ Dallgët rrezikojnë përplasjen e tragetit, rreth 1000 pasagjerë priten të udhëtojnë me këtë linjë

Pavarësisht kushteve të pafavorshme atmosferike dhe vështirësive në Portin e Vlorës, i cili vijon të mbetet i ekspozuar ndaj motit të keq pasi kalata ku ankorohen tragetet sa here ka det me dallge rrezikon përplasjen e tragetit.

10:53
Vlahovic-Lewandowski, fate të kryqëzuara; Barcelona prenoton sulmuesin serb, por Milan e sfidon

E ardhmja e Dusan Vlahovic duket se është gjithnjë e më shumë larg Torinos dhe mund të lidhet dyfish me atë të Robert Lewandowskit. Të dy futbollistët janë në përfundim të kontratave të tyre dhe duke qenë se ende nuk ka një rinovim si sulmuesi serb ashtu edhe ai polak mund të nënshkruajnë me klube të tjerë dhe skuadrat e rëndësishme evropiane po bëjnë lëvizjet e tyre për t’i paraprirë konkurrencës.

10:49
Mickey Rourke pothuajse i panjohshëm, përballet me dëbim nga shtëpia dhe një borxh prej 60,000 dollarë

Mickey Rourke dukej pothuajse i panjohshëm, vetëm disa ditë pasi u njoftua se ai po përballej me dëbim të mundshëm.

10:40
Problematikat nga reshjet e shiut në qarkun e Shkodër, bllokohet një pjesë e rrugës në aksin Ura e Shtrejtë–Prekal

Reshjet e shiut dhe moti i paqëndrueshëm kanë sjellë problematika të izoluara në disa bashki të veriut.

10:33
Bombardimet në Venezuelë/ “Maduro u arrestua nga Forcat e Deltës”, reagon Trump: SHBA kreu me sukses një sulm të madh

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të shtunën në mëngjes në një postim në rrjetin Truth Social se presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe bashkëshortja e tij janë “kapur dhe larguar me aeroplan nga vendi”, pas asaj që ai e përshkroi si sulme ushtarake amerikane në Venezuelë.

10:27
SHBA-ja nis operacione ushtarake në Venezuelë, mediat lokale raportojnë sulme në mauzoleun e Hugo Chavez në Karakas

Mediat venezueliane raportojnë se Shtetet e Bashkuara sulmuan gjithashtu kompleksin Cuartel de la Montaña në Karakas, një ish-muze ushtarak që u shndërrua në mauzole për Hugo Chavezin pas vdekjes së tij.

10:17
Të destinuara për dyqanet Costco në SHBA, vidhen karavidhe me vlerë 400,000 dollarë

Një ngarkesë me karavidhe me vlerë rreth 400,000 dollarë u zhduk ndërsa po transportohej në dyqanet Costco në Shtetet e Bashkuara, sipas presidentit të kompanisë së transportit detar që trajtoi ngarkesën.

10:16
Parandalohet ngjarja e mundshme kriminale në Vlorë/ Të shtëna në ajër gjatë një konflikti, arrestohen dy të rinj

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale me pasoja për jetën në qytetin e Vlorës.

10:12
Moti i keq në vend, ARRSH: Situata në akset rrugore nën kontroll pas reshjeve të shiut dhe ngricave

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar për situatën në vend pas reshjeve të shiut, dëborës dhe temperaturave të ulëta gjatë natës.

10:08
Reagimi i parë i Venezuelës pas sulmit të SHBA-së: Mobilizoni të gjithë vendin, zbatoni planet e mbrojtjes kombëtare

Qeveria e Venezuelës, në reagimin e saj të parë pas nisjes së sulmeve, deklaroi të shtunën në mëngjes se “dënon dhe i shpreh kundërshtimin e saj ndaj agresionit shumë serioz ushtarak të qeverisë amerikane.”

10:04
Përshkallëzimi i tensioneve Teheran-Uashington/ Ministri i Jashtëm iranian: Deklarata e Trump, e rrezikshme! Forcat e armatosura janë gati për…

Tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë rritur pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump, i cili paralajmëroi se Uashingtoni do të ndërhyjë nëse vriten protestues paqësorë në Iran.

10:01
Presidenti kolumbian Gustavo Petro dënon sulmin me raketa në Karakas, bën thirrje për një mbledhje urgjente të OKB-së

Presidenti kolumbian Gustavo Petro denoncoi sot një sulm me “raketa” ndaj Karakasit, pasi shpërthime të fuqishme u dëgjuan në kryeqytetin venezuelian dhe Presidenti Nicolas Maduro e quajti atë një “sulm” nga Shtetet e Bashkuara.

09:51
Reshjet e shiut/ Rrëshqitje gurësh në rrugët e Kukësit, disa fshatra mbeten pa energji elektrike

Reshjet e shiut dhe era kanë sjellë rrëshqitje gurësh dhe inertesh në disa akse rrugore nacionale në Qarkun Kukës.

09:43
I dyshuar si bashkëpunëtor për kultivimin e qindra bimëve narkotike në Malësinë e Madhe, pranga 35-vjeçarit

Një 35-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se në bashkëpunim ka kultivuar 719 bimë narkotike në fshatin Jeran të Malësisë së Madhe.

09:41
Kapitull i ri për mbretin në lidhje me Princin Andrew, Harry-n dhe Meghan/ Charles përballet me vendime të rëndësishme për monarkinë në 2026

Viti 2026 pritet të jetë një vit zhvillimesh përcaktuese për Charles, si personalisht ashtu edhe institucionalisht, në një kohë kur monarkia britanike vazhdon të vihet në provë nga krizat e brendshme, presionet politike dhe mosmarrëveshjet sociale.

09:34
Venezuela akuzon SHBA-në për ‘agresion të rëndë ushtarak’, shpërthimet tronditin Karakasin

Qeveria e Venezuelës ka dënuar atë që e quajti një “agresion ushtarak shumë serioz” nga Shtetet e Bashkuara, pasi shpërthime u raportuan gjatë natës në Karakas dhe në disa zona të tjera të vendit.

09:24
A mund t’i bëjë ballë Maduro SHBA-së? Ja armët që ai disponon

Sirena për sulme ajrore dhe shpërthime të dhunshme u dëgjuan në Karakas në orët e para të mëngjesit të sotëm, me banorët që dëgjuan shpërthime të përsëritura dhe panë kolona tymi që ngriheshin në pjesë të ndryshme të kryeqytetit venezuelian.

09:22
Në kërkim nga Kosova për kultivim dhe shitje droge, arrestohet 34-vjeçari në Elbasan

Shtetasi me iniciale A.S., banues në Cërrik, ishte në kërkim pasi Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve”.

09:15
Raporti vjetor i aksidenteve ajrore: 418 persona humbën jetën në rrëzimet e aeroplanëve në 2025

Vitin e kaluar, 418 persona vdiqën në aksidente që përfshinin avionë civilë në mbarë botën, treguan shifrat e publikuara të premten.

09:04
CBS News: Trump dha miratimin për sulme ushtarake në Venezuelë disa ditë më parë

Donald Trump i dha dritën jeshile ushtrisë amerikane për të kryer sulme tokësore në Venezuelë – kryesisht në instalimet ushtarake – vetëm disa ditë para operacionit të sotëm, sipas dy zyrtarëve amerikanë që folën për CBS News në kushte anonimiteti.

09:02
Video/ Shpërthime dhe sirena sulmesh ajrore në Karakas, Maduro shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Sirena sulmesh ajrore dhe shpërthime u dëgjuan në orët e para të së shtunës në kryeqytetin venezuelian , Karakas, me Presidentin Nicolas Maduro që shpalli – në një përgjigje fillestare – vendin në gjendje të jashtëzakonshme.

08:48
“Vajza ime mbijetoi falë një zinxhiri të pabesueshëm ngjarjesh”, heroi 55-vjeçar i Crans-Montanës shpëtoi dhjetë të rinj: Pashë njerëz që digjeshin të gjallë dhe…

Një baba në Zvicër ka përshkruar se si një telefonatë nga vajza e tij në natën e Vitit të Ri i dha mundësinë të shpëtonte jetën e të paktën dhjetë personave kur shpërtheu një zjarr vdekjeprurës në një vendpushim skish në Alpet Zvicerane.

08:39
Pronari i lokalit ku vdiqën 47 persona thyen heshtjen: Kanë bërë 3 inspektime në 10 vitet e fundit, jemi në një gjendje të mjerueshme

Pronari dhe menaxheri 49-vjeçar i barit, Jacques Moretti, theu heshtjen të premten për herë të parë që nga tragjedia e Vitit të Ri në Le Constellation në Crans-Montana, duke thënë se ai dhe gruaja e tij 40-vjeçare, Jessica, ishin në gjendje shoku dhe se ishin kontrolluar tre herë në dhjetë vitet e fundit. Duke folur për gazetën zvicerane “20 Minuten”, pronari i dyqanit tha: “Nuk mund të flemë as të hamë, të gjithë jemi në një situatë shumë të keqe”.

08:15
Kryeministri Rama jep lajmin e mirë: Muzeu Onufri kapërcen 100 mijë vizitorë për të dytin vit radhazi

Muzeu Kombëtar i Ikonografisë “Onufri” në Berat ka kaluar për të dytin vit radhazi shifrën simbolike prej mbi 100 mijë vizitorësh.

07:58
Sulmet amerikane ndaj anijeve të drogës, Presidenti kolumbian tregon zonën me të mbijetuar

Presidenti kolumbian Gustavo Petro tregoi të premten një zonë ku mund të gjendeshin të mbijetuarit e motoskafeve të bombarduara nga ushtria amerikane në Oqeanin Paqësor, të dyshuar për transportim droge.

07:44
Dy të vdekur në tërmetin me magnitudë 6.5 në Meksikë, momenti kur presidentja ndërpret fjalimin pas lëkundjeve

Të paktën dy persona humbën jetën në Meksikë të premten, pasi një tërmet me magnitudë 6.5 ballë goditi pjesën jugperëndimore të vendit herët në mëngjes (ora lokale), duke shkatërruar shumë shtëpi pranë epiqendrës në bregdetin e Paqësorit të Meksikës.

07:35
Zjarri me 47 viktima në Zvicër! Flakët erdhën si pasojë e fishekzjarrëve, si nata e ndërrimit të viteve u kthye në tragjedinë e parë të vitit 2026

Të paktën 47 persona kanë humbur jetën dhe mbi 110 të tjerë janë plagosur, shumë prej tyre në gjendje kritike, pas një zjarri shkatërrues që shpërtheu natën e Vitit të Ri në lokalin “Le Constellation” në Crans-Montana të Zvicrës.

07:33
Video/ Sirena për sulme ajrore dhe shtatë shpërthime të forta në kryeqytetin e Venezuelës

Sirena për sulme ajrore dhe shpërthime u dëgjuan në orët e para të së shtunës në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas.

07:19
Tragjedi në Brazil, 11 të vdekur pas përplasjes së një autobusi me kamionin

Të paktën 11 persona u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën në një përplasje ballore midis një autobusi dhe një kamioni në Brazil.

07:10
SHBA-ja pezullon kërkimin për të mbijetuarit pas sulmit ushtarak në Paqësor

Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara njoftoi sot se ka pezulluar kërkimin për të mbijetuar në det pas sulmit ushtarak amerikan në fillim të kësaj jave ndaj një anijeje të dyshuara për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor.

07:06
Tommy Lee Jones thyen heshtjen pas vdekjes së vajzës së tij, Victoria

Një deklaratë nga familja e Tommy Lee Jones është publikuar, disa ditë pas vdekjes së vajzës së tij, Victoria Kafka Jones, në moshën 34-vjeçare.

07:01
Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë të shtunë

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët deri mesatar.

02:08
Ronaldo e fillon vitin e ri me humbje, Al Nassr mundet dhe rrezikon kreun

Al Ahli i mundi ata ndërkohë që portugezi bëri një paraqitje të dobët sëbashku me bashkombasin e tij Joao Felix.

01:00
Sezoni festiv në DigitAlb/ Me Paketën Premium përfitoni Champions League, Serie A dhe Big Brother

Sezoni festiv ka nisur spektakolar në DigitAlb, sepse këto janë festat e dëshirave më përrallore në çdo kanal me programacionin më special që keni parë ndonjëherë.

00:44
Roberto Carlos del nga spitali: Nuk pësova atak në zemër, jam mirë

Legjenda e Real Madridit dhe Brazilit u kthye në shtëpi pas një operacioni të suksesshëm në zemër dhe falënderoi stafin mjekësor.

00:01
Milan iu fal Rafael Leaos, Allegri: Si qendërsulmues nuk përgjumet…Kandidatë për titullin? Shumë shpejt për të folur

Milan mori një fitore me peshë në Sardenjë ndaj Cagliarit, por Massimiliano Allegri qëndron me këmbë në tokë dhe nuk ngurron të thotë një batutë për njeriun e kësaj sfide për kuqezinjtë, Rafael Leaon.

E premte, 02 Janar 2026
23:25
Xhaka rrëfen historinë e tij, nga rritja mes të droguarve, tek e ardhmja si trajner, zbulon që ka marrë edhe licencën

Kapiteni me origjinë shqiptare i kombëtares zvicerane, Granit Xhaka, po aktivizohet në Premier League që nga vera.

23:18
‘Solomon mbështet Netanyahun, nuk është i mirëpritur në Firenze’/ Postimi i këshilltarit të Sesto Fiorentino ndez polemikat

‘Nuk je i mirëpritur në Firenze’-kështu u shpreh Jacopo Madau, sekretari i Sinistra Italiana në Firenze dhe njëkohësisht, këshilltar për kulturën në bashkinë e Sesto Fiorentino në një postim të tij në Facebook duke shprehur mosmiratimin e tij për transferimin e futbollistit izraelit Manor Solomon te Fiorentina, i cili këtë të premte shkoi në qytetin toskan për të kryer vizitat mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën.

22:50
Leao rikthen Milanin tek fitorja, kuqezinjtë marrin përkohësisht kreun e klasifikimit

Në fillim të javës së tetëmbëdhjetë të Serie A, Milani mundi Cagliarin 1-0 dhe, përpara ndeshjes Inter-Bologna, merr vendin e parë në tabelë.

22:46
Video/ Gol dhe asist në tre ndeshjet e fundit, Broja është gati për sfidën e radhës: I lumtur kur shënoj, por…

Armando Broja po jep sinjale gjithnjë e më të qarta se po rikthehet në formën e tij më të mirë.

22:46
Cagliari-Milan: Futbollisti i ri i Milanit, Fullkrug, debutoi menjëherë në Serie A, Tare: Bëmë lëvizjen e duhur

Niclas Fullkrug debutoi në Serie A. Qendërsulmuesi i ri i AC Milan, i cili mbërriti së fundmi në huazim nga West Ham, doli në fushë në minutën e 68-të të ndeshjes kundër Cagliarit.

22:34
Hetimi i “The Guardian”: Informacioni shëndetësor i gabuar nga inteligjenca artificiale e Google po rrezikon jetën e njerëzve

Një hetim i realizuar nga The Guardian ka zbuluar se përmbledhjet me inteligjencë artificiale të Google, të njohura si AI Overviews, po ofrojnë në disa raste informacion të pasaktë dhe mashtrues shëndetësor, duke vënë në rrezik serioz shëndetin e qytetarëve.

22:14
Aksi rrugor Tropojë–Valbonë hapet për qarkullim, policia jep paralajmërimet për drejtuesit e mjeteve

Aksi rrugor Tropojë–Valbonë është rikthyer në funksion normal, ndërsa shërbimet e Policisë Rrugore dhe mirëmbajtjes së rrugës janë ende të pranishme në terren për të garantuar sigurinë e qarkullimit.

21:58
Tragjedia me mbi 40 viktima në Zvicër, kush është çifti i pronarëve francezë të barit që u përfshi nga flakët natën e Vitit të Ri

Në tragjedinë që goditi Le Constellation në Crans-Montana gjatë Natës së Vitit të Ri, pronarët francezë, Jacques dhe Jessica Moretti, kanë shpëtuar nga zjarri, por lokali i tyre u shndërrua në një kurth vdekjeprurës për të paktën 40 persona.

21:39
“Kush është lojtari më i dobët?”/ Juxhini pyet Stenaldon, ja si përgjigjet banori

Ditën e sotme teksa kanë qenë duke qëndruar në sallon së bashku, disa nga banorët kanë vendosur që të luajnë me njëri-tjetrin.

21:34
Komunitetet hebreje paralajmërojnë: Ndalimi i tifozëve të Maccabi Tel Aviv nga Aston Villa mund të perceptohet si antisemit

Dokumentet e siguruara nga The Guardian tregojnë se komunitetet hebreje në West Midlands paralajmëruan policinë lokale se ndalimi i tifozëve të Maccabi Tel Aviv për ndeshjen e Europa League ndaj Aston Villa mund të perceptohej si antisemit.

21:05
Fiks Fare/ Emërtimet e rrugëve dhe shesheve si propagandë, kur politika zëvendëson identitetin kombëtar

Në Shqipëri ka qytete të vogla dhe të mëdha, por kur vjen puna te emrat e rrugëve dhe shesheve, duket sikur kemi ndërtuar një hartë diplomatike botërore. Nga veriu në jug, gjen rrugë dhe sheshe me emra udhëheqësish të huaj, figura politike ndërkombëtare dhe aleatë historikë të Shqipërisë.

20:58
I ka shpëtuar 10 atentateve dhe i kanë helmuar bashkëshorten/ Kush është “njeriu pa buzëqeshje”, shefi i ri i Zyrës Presidenciale të Kievit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka emëruar shefin e inteligjencës ushtarake, Kyrylo Budanov, si drejtuesin e ri të Zyrës Presidenciale, pak më shumë se një muaj pasi ndihmësi i tij i mëparshëm dha dorëheqjen mes një skandali korrupsioni.

20:27
Video/ Kreu marrëdhënie me mbi 1000 burra brenda 12 orëve, ylli i portaleve për të rritur pagëzohet për herë të dytë: Dua thjesht të…

Lily Phillips, ylli 24-vjeçar i OnlyFans, ka bërë një hap të rëndësishëm në jetën e saj shpirtërore, duke u ri-pagëzuar gjatë fundjavës së kaluar për t’i forcuar lidhjen me fenë dhe me Zotin.

20:22
Inter-Al Hilal, arrihet marrëveshja për Joao Cancelo, por futbollisti pret Barcelonën

Vijnë lajme të rëndësishme nga tratativat e Interit për Joao Cancelo. Klubi zikaltër ka arritur një marrëveshje me Al Hilalin e Simone Inzaghit për transferimin e futbollistit me huazim me klubin arab që ka shfaqur gatishmërinë për të paguar një pjesë të pagës së futbollistit.

20:15
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga dëbora dhe ngricat

Gjatë orëve të fundit, disa familje, përfshirë edhe fëmijë, kanë mbetur të bllokuara në segmente të ndryshme rrugore në Qarkun e Shkodrës, për shkak të reshjeve të dendura dhe ngricave që po rëndojnë qarkullimin.

20:05
Tragjedi në Alpet e Italisë, alpinist 50-vjeçar humb jetën pasi rrëmbehet nga orteku i fuqishëm

Një alpinist 50-vjeçar venezian, Massimiliano Ferru, humbi jetën këtë të premte, pasi u përfshi nga një rrëshqitje e madhe bore në zonën Vajo Gabele, Piccole Dolomiti, në Recoaro, provinca Vicenza.

20:00
Skitë Alpine/ Dëmtohet një nga rivalet e Lara Colturit, Liensberger humbet Lojërat Olimpike Dimërore

Lara Colturi do të ketë nje rivale më pak në garat e radhës së Kupës së Botës në Skitë Alpine dhe Lojërat Olimpike Dimërore të Milano Cortinës. Skiatorja austriake, Katharina Liensberger, fituese e medaljes së argjendtë Olimpike, pësoi një dëmtim të rëndë në gju pas një incidenti të pësuar gjatë një seance stërvitore duke e mbyllur kështu sezonin olimpik.

19:54
Dron mbi rezidencën presidenciale të Putinit, Moska i dorëzon të dhënat e fluturimit SHBA-së

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se ka dorëzuar Shteteve të Bashkuara të dhënat e navigimit nga një dron që, sipas Moskës, ishte drejtuar drejt rezidencës së Presidentit Vladimir Putin.

19:29
Fenerbahçe ofron 25 milionë euro për Nkunku, Milani e refuzon, por…

E ardhmja e Christopher Nkunku vazhdon të jetë temë diskutimi në median italiane dhe atë turke. I ardhur te Milani vetëm në castet e fundit të merkatos, francezi e ka pasur të vështirë të imponohet duke e gjetur rrugën e rrjetës në kampionat vetëm përpara 5 ditësh përpara se të pësonte një tjetër dëmtim.

19:28
Reshje shiu dhe dëbore në ditët e para të janarit, autoritetet paralajmërojnë rrezik për përmbytje në Qarkun e Vlorës

Sipas parashikimit 5-ditor të motit të publikuar nga Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO), pranë Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, për periudhën 2–5 janar 2026 parashikohen reshje shiu në të gjithë territorin e vendit. Më 5 janar, reshje të dendura pritet të përfshijnë edhe Qarkun e Vlorës.

19:21
A do ta zëvendësojë Maresca te Manchester City? Guardiola “shpërthen” ndaj gazetarëve: Ju jap fjalën që do largohem një ditë

Pep Guardiola ka deklaruar se Chelsea ka humbur “një trajner të jashtëzakonshëm” pas shkarkimit të Enzo Marescas, ndërsa ka hedhur poshtë zërat se italiani mund ta zëvendësojë atë te Manchester City.

19:16
Video/ “Zgjohet” Etna, shpërthen vullkani më aktiv në Europë, autoritet: Nuk ka dëme ose probleme me infrastrukturën

Vullkani Etna ka nisur një fazë të re aktiviteti, me një rrjedhje llave që ka filluar më 1 janar 2026 në lartësi rreth 2,000 metrash.

19:01
Aksidenti i rëndë me dy të vdekur që i rreziko jetën edhe yllit të boksit, policia ngre akuza ndaj shoferit të Anthony Joshuas

Policia nigeriane ka ngritur akuza ndaj shoferit të boksierit të njohur Anthony Joshua, pas një aksidenti fatal që i mori jetën dy personave.

18:56
E bujshme për sulmuesin e kombëtares, kërkon kthimin në futbollin turk…

Emri i Rey Manajt ka filluar të qarkullojë sërish në zërat e merkatos vetëm pak muaj pas transferimit të tij në kampionatin arab të futbollit te skuadra e Sharjah FC.