Presidenti i Brazilit, Lula zbulon bisedën me trajnerin Ancelotti rreth Neymar Jr
Klubi i Liverpool ka marrë një lajm tronditës, pasi sulmuesi Hugo Ekitike pritet të mungojë për rreth nëntë muaj për shkak të një dëmtimi të rëndë.
Sipas raportimeve, 23-vjeçari ka pësuar këputje të tendinit të Akilit në këmbën e djathtë gjatë ndeshjes së kthimit në çerekfinalet e Champions League ndaj Paris Saint-Germain.
Sulmuesi francez u largua me barelë nga fusha në pjesën e parë të humbjes 2-0, në një ndeshje që vulosi eliminimin e “The Reds” me rezultatin e përgjithshëm 4-0. Dëmtimi i tij detyroi aktivizimin e hershëm të Mohamed Salah.
Ky dëmtim i rëndë jo vetëm që i jep fund sezonit të Ekitike, por e përjashton atë edhe nga Botërori i kësaj vere me kombëtaren e Francës.
Ekitike, i transferuar verën e kaluar për rreth 69 milionë paund, pritet të mungojë gjithashtu edhe në një pjesë të konsiderueshme të sezonit të ardhshëm, duke përbërë një humbje të madhe për Liverpoolin dhe përfaqësuesen franceze.
Top Channel