‘Vozitja Vikinge’ e Botërorit, daullja e famshme u shit për vlerë rekord në ankand
FIFA pranoi pjesërisht apelin e Federatës Argjentinase të Futbollit ndaj sanksioneve të vendosura për incidentet e ndodhura pas finales së Botërorit 2026 e fituar nga Spanja. Qeveria e futbollit botëror vendosi që të reduktojë dënimin me Nahuel Molina nga 7 në 4 ndeshje pezullim, por konfirmoi sanksionin për Paredas duke e lënë me 10 ndeshje pezullim.
Po kështu FIFA reduktoi edhe gjobën për Molinën nga 90 mijë në 60 mijë dollarë, por. nuk ndryshoi atë të Paredes duke lënë masën e gjobës prej 90 mijë dollarësh.
Federata Argjentinase konfirmoi gjithçka përmes një komunikate në të cilën shtonte se do të kërkonte motivimin e vendimeve për t’i apeluar ato në CAS pasi konsideron se ka argumente të mjaftueshme faktike dhe juridike për të kërkuar rishqyrtimin e këtyre vendimeve.
Federata Argjentinase i apeloi sanksonet e dhëna nga Komisioni i Disiplinës së FIFA për incidentet dhe koret diskriminuese të regjistruara gjatë finales së Botërorit mes Spanjës dhe Argjentinës e fituar nga La Roja.
Vetë qeveria e futbollit argjentinas u dënua me një gjobë prej 321 mijë dollarësh dhe me kufizim të numrit të tifozëve në ndeshjet e saj për incidentet e ndodhura në ndeshjet ndaj Kepit të Gjelbër, Egjiptit, Zvicrës, Anglisë dhe Spanjës. Po kështu u sanksionuan edhe Thiago Almada me 1 ndeshje pezullim si dhe anëtari i stafit teknik, Roberto Ayala me 3 ndeshje pezullim.
Top Channel