Është e pamundur që të harrosh ndërhyrjen e Folarin Balogun ndaj Muharemovic që u ndëshkua me karton të kuq, një sanksion që më pas u pezullua nga Komisioni i Disiplinës i FIFA. Një moment që ndryshoi historinë e Botërorit të fundit dhe që vazhdon të ketë efekte afatgjatë.

Për të justifikuar ndërhyrjen direkt të saj për të pezulluar skualifikimin, FIFA do të tentojë të modifikojë rregulloren 3 ad hoc, 3 muaj pas episodit. Këtë të enjte do të mbahet Këshilli i FIFA, anëtarët e të cilit kanë marrë një dokument që përmban një propozim; atë të modifikimit të nenit 27 të Rregullores së FIFA.

Norma parashikon mundësinë për të pezulluar vendime të marra nga Disiplina duke specifikuar se në cilat situata nuk është e mundur të lihet pezull një skualifikim. Organizmi më i lartë i futbollit botëror pohon se një skualifikim me një apo më shumë ndeshje është automatik dhe i paapelueshëm dhe nuk ka efekt retroaktiv.

Në këtë mënyrë, FIFA tenton të justifikohet duke pranuar se në të kaluarën nuk kishte një rregull që të përcaktonte me saktësi një situatë ‘të paqartë’ siç ndodhi me Balogun. Rrethanë të cilën ishte presidenti amerikan Donald Trump që e zbuloi në një telefonatë që i bëri mikut të tij Gianni Infantino. ‘I telefonova, nuk ishte faull, por dy sportistë që u përplasën’-ishin fjalët e Trump. Kartoni i kuq më pas u shndërrua në një leje për sulmuesin që të zbriste në fushën e lojës për SHBA në ndeshjen me Belgjikën e fituar 4-1 nga Red Devils.

Por ky propozim i fundit, është në kontradiktë me qarkoren 16 të FIFA të 2026 në lidhje me Botërorin ku specifikohet qartë se një skualifikim është automatik. Nuk mbetet gjë tjetër vetëm të presim votimin në Këshillin e FIFA të kësaj të enjteje, ndërkohë që po afron 2027 kur do të vendoset edhe për të ardhmen e presidencës së qeverisë së futbollit botëror.

Top Channel