Rusia ka akuzuar Estoninë se po provokon një luftë të hapur duke lejuar Ukrainën të të përdorë hapësirën e saj ajrore në heshtje për të sulmuar objektiva ruse. Në një deklaratë, Ministria e Jashtme ruse i cilësoi veprimet e Estonisë si ‘provokuese dhe jashtëzakonisht të rrezikshme’, duke paralajmëruar se ato rrezikojnë të shkaktojnë një konflikt më të gjerë më Rusinë. Moska thirri edhe të ngarkuarin me punë të Estonisë, për t'i dorëzuar një notë protestë zyrtare lidhur me vendimin e autoriteteve estoneze për mbylljen e kufirit të përbashkët mes dy vendeve.