Partia e kryeministres italiane Giorgia Meloni, Fratelli d'Italia, ka paraqitur një amendament në Parlament për të zbutur ndjeshëm ‘taksën e daljes’ prej 26% të parashikuar në projektbuxhetin e vitit 2027, duke e kufizuar atë vetëm për individët që transferojnë rezidencën e tyre në parajsa fiskale. Ky ndryshim vjen pas kritikave të ashpra nga ekspertët tatimorë dhe këshilltarët e pasurisë, të cilët paralajmëruan se do bëhej pengesë për investitorët në Itali.