Fituesit e garës së Las Vegasit në F1, ylli i Hollywoodit bëhet ‘shoferi’ i tyre për t’i çuar në podium
Në pritje për të kuptuar nëse Ferrari do të marrë masa dhe cilat do të jenë ato për të zgjidhur konfliktin e brendshëm mes Lewis Hamiltonit dhe Charles Leclerc, i cili kulmoi me një tjetër përplasje mes dy pilotëve të së njëjtës skuadër edhe në Las Vegas, britaniku ka rikonfirmuar qëndrimin e tij në një intervistë për BBC
Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 nuk e drejtoi gishtin drejtpërdrejt nga piloti nga Montecarlo, por la të kuptohej qartë se kush, sipas tij, mban përgjegjësi.
‘Unë nuk kam kërkuar kurrë të jem piloti numër një, vërtet. Megjithatë, gjatë sezonit pati një moment kur isha 40 pikë përpara (Leclerc) dhe po luftoja me Kimin. Isha piloti që e ndiqte më nga afër, për një kohë të gjatë qëndrova në vendin e dytë në renditjen e kampionatit dhe në atë moment kisha nevojë për mbështetje, në mënyrë që të siguronim fitoren ndaj Kimit-tha Hamilton- Ka pasur disa momente kur, nëse do të kisha marrë mbështetjen e duhur, besoj se mund ta kishim mposhtur Kimin. Nuk është kjo ajo që kam kërkuar, por për këtë çështje kam thënë gjithçka që mund të thosha dhe tani pyetja duhet t’i drejtohet Ferrarit”
Me pak fjalë, ishte Frederic Vasseur ai që duhej të ndërhynte dhe të sqaronte situatën në momentin e duhur. Por tani është vonë, madje duket se është vonë edhe për sezonin 2027. Të dy pilotët do të vazhdojnë të jenë pjesë e Ferrarit, me Leclerc, që për më tepër, sapo ka firmosur rinovimin e kontratës. Nëse do të ketë një largim, ka shumë gjasa që ai të mos jetë as Leclerc dhe as Hamilton. Në rrezik të madh mund të jetë pikërisht Vasseur, i cili më herët ishte përfshirë në spekulimet për një shkarkim, në kohën kur Christian Horner kishte deklaruar, përpara se të tërhiqte fjalët e tij, se ëndërronte të drejtonte Ferrarin.
Faji i drejtuesit të skuadrës së Maranellos nuk qëndron te fakti se ka krijuar një dyshe pilotësh me ego të mëdha, pasi Hamilton ishte një zgjedhje e John Elkann, por te pamundësia për ta menaxhuar atë siç duhet. Dhe pikërisht ai që paralajmëron masa të rënda disiplinore mund të jetë në fund personi që do të paguajë çmimin.
Top Channel