Interi tashmë është mësuar të përballet me problemet muskulore të Calhanoglu, të cilat duket se rëndohen edhe nga kalimi i viteve.

Skuadrës zikaltër do t’i duhet të presë edhe 24 orë për ekzaminimet mjekësore të mesfushorit turk dhe për të kuptuar shkallën e dëmtimit të tij në kofshë me futbollistin që e la fushën e lojës në ndeshjen me Atalantën pas 30 minutash

Tani mbetet për për t’u parë nëse Calhanoglu u ndal në kohë, ndërkohë që për këtë foli edhe Cristian Chivu. ‘Ai duhet të ketë ndjerë diçka përderisa më kërkoi zëvendësimin-ishin fjalët e trajnerit të Interit.

Në sfidën e zhvilluar në Bergamo nuk u aktivizua as zëvendësi natyral i Calhanoglu, Zilenski për shkak të një problemi në këmbë që shfaqi gjatë grumbullimit me kombëtaren polake për ndeshjet e Nations League. Duke parë këtë situatë, Interi përballet me një problem të madh në prag të ndeshjes së Ligës së Kampioneve me Stuttgatin. Përsa i përket sfidës me Atalantën, ai që u përshtat në pozicionin i Calhanoglu, ishte Sucic që realizoi edhe penalltinë që do ta kishte ekzekutuar futbollisti turk. Për Hakan Calhanoglu, ky është dëmtimi i dytë muskular që ka pësuar gjatë këtij sezoni, pas atij në aduktor të pësuar në muajin shtator.

Top Channel