MotoGP, Marquez kurorëzohet nga legjenda Giacomo Agostini me një helmetë të artë: Titulli për tifozët
Dukej se aventura e tij ishte mbyllur pas problemit muskular që pati kundër Medvedev, por në fakt Carlos Alcaraz triumfoi në turneun e ATP Finals që u zhvilluan në Torino.
Tenisti spanjoll, që një ditë më parë hasi në vështirësi në sfidën me Ben Shelton për shkak të shërbimeve të këtij të fundit mposhti në finalen e këtij turneu të rëndësishëm numrin 1 të botës Alexander Zverev me rezultatin 2-0 me sete 6-2; 7-6 pas 2 orësh e 1 minutë lojë. Për Alcaraz kjo është hera e parë që fiton këtë turne
Për më tepër, tenisti nga Murcia arriti aty ku nuk ia doli edhe Rafael Nadal duke e kthyer trofeun e ATP Finals në Spanjë, 28 vjet pas triumfit të Alex Corretjas. Në setin e parë, u pa një Zverev që ishte larg versionit të tij më të mirë, me gjermanin që gaboi shumë me Alcaraz që përfitoi me spanjollin që fitoi edhe betejat psikologjike në game e 1 dhe të 4 për të dominuar këtë fraksion duke fituar 3 game me shërbimet e kundërshtarit për ta fituar atë 6-2.
Tenisti spanjoll u duk se kishte gjithçka nën kontroll edhe në fillimin e setit të dytë kur u shkëput në 3-1. Por Zverev diti të reagojë dhe në një moment të ndeshjes arriti të marrë kryesimin në 5-4 me Alcaraz që u kundërpërgjigj dhe seti shkoi në tiebreak. Këtu ndodhi gjithçka me të dy tenistët që nuk kishin ndërmend të lëshonin pe, por në fund Alcaraz arriti të fitojë tie breakun 9-7 dhe krejt setin 7-6 për të mbyllur këtë finale 2-0.
Një triumf i jashtëzakonshëm ky për Carlos Alcaraz që rrezikoi tërheqjen nga turneu për shkak të një problemi muskular që pati në ndeshjen kundër Medvedev duke luajtur i dëmtuar kundër Cobollit dhe duke vuajtur ndaj Shelton në gjysmëfinale. Tani pas kësaj fitoreje të madhe mbetet për t’u parë nëse Alcaraz do të jetë apo jo në Kupën Davis.
Top Channel