Avni Ponari: Përfituesi më i madh i ligjit të sponsorizimeve do të jetë vetë shteti shqiptar
Marc Marquez shtyn festën e titullit të 10 botëror në karrierë në MotoGP. Piloti spanjoll i Ducatit u tërhoq nga Gara Sprint në Çmimin e Madh të Portugalisë teksa ishte në vendin e tretë, pasi u rrëzua në xhiron e parafundit.
Në fund Gara Sprint u fitua nga Marco Bezzecchi me pilotin italian të Aprilias që e dominoi atë duke regjistruar në të njëjtën kohë edhe fitoren e tij të parë në një Garë Sprint në këtë sezon.
Menjëherë pas Bezzecchit në vendin e dytë u pozicionua Raul Fernandez me Aprilia Trackhouse, ndërkohë që podiumin e plotësoi vëllai i kampionit të botës në fuqi, Alex Marquez me Ducati Gresini, që u rendit në vendin e tretë duke lënë pas Jorge Martin, edhe ky pilot i Aprilias.
Pas Garës Sprint të Çmimit të Madh të Portugalisë, Marq Marquez është në krye të klasifikimit të përgjithshëm me 55 pikë kundrejt Jorge Martin në vendin e dytë dhe 62 më shumë se Bezzecchi dhe pritet të festojë në garën e së dielës titullin e tij të 10 botërorë për pilotë në karrierë.
Top Channel