Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka ngritur akuza të reja ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke pretenduar se kjo e fundit ka kryer nderhyrje kirugjikale dhe estetike qe kapin shifren e 69 mije eurove. Bardhi pretendon se te tilla procedura jane kryer pranë një kirurgu plastik me aktivitet në Beverly Hills, Miami, Dubai dhe Milano. Demokrati ngre gjithashtu pikëpyetje mbi burimin e parave dhe mosdeklarimin e këtyre shpenzimeve, duke pretenduar se pagesat nuk janë pasqyruar në deklarimet që kërkon ligji. Ai i lidh këto pretendime edhe me dy vilat me vlerë 1.8 milionë euro, të cilat, sipas tij, Balluku i ka fshehur.