Sali Berisha thotë se regjistrimi nga SPAK i veprave penale të dyshuara ndaj bashkëshortit të Elisa Spiropalit provon se prokuroria e posaçme po përdoret si armë politike nga Edi Rama. Akuzat për Elisa Spiropalin i kam paraqitur unë dy vite më parë në parlament, me fakte dhe dokumente. Por regjistrimi i veprave penale, i problemeve të saj dhe bashkëshortit të saj, në një kohë kur ajo ka marrë, të themi një rrugë kundërshtie, të paktën me fjalë, të qëndrimeve të Edi Ramës dhe partisë së krimit, dëshmon për përdorimin si armë politike të SPAK-ut të partisë.