Top News-‘Do gjykojmë këdo që ndjek Veliajn’/Rama paralajmëron kryebashkiakun dhe mbështetësit e tij
21/11/2026 13:58

Kryesocialisti Edi Rama paralajmëroi Erion Veliajn që të ndalë kritikat mbi mënyrën e drejtimit të partisë dhe të institucioneve, teksa veç kryebashkiakut të Tiranës mesazhi shkoi edhe për mbështetësit e tij. “Si mund të largohet nga puna një grua që e ka mbajtur me dinjitet uniformën e Policisë Bashkiake, ashtu si edhe drejtues e punonjës të tjerë në Bashkinë e Tiranës? Pse nuk u bëjnë “like” dhe “share” dorëshkrimeve të Lalit nga burgu imagjinar politik? Apo pse nuk gëzojnë mbështetjen e avokatit të tij? Ky i fundit i adresohet shprehimisht Bashkisë së Tiranës, duke firmosur si drejtor politik, ndërkohë që është një nga dy të përjashtuarit e ditëve të fundit nga kjo shtëpi, ku nuk do të tolerohet më asnjë pasqyrim i fjalëve të tij ndaj popullit dhe kësaj familjeje, si e ëma e Zeqos në majë të thanës. S’e gjykoj dot Erjonin për çfarë thotë e çfarë ai bën, uroj me gjithë zemër të kuptojë se është në gabim ditë e natë në raport me mua dhe në raport me PS. Por ne do ta gjykojmë me ashpërsinë më të madhe politike këdo në Bashkinë e Tiranës që do zbatojë këtë kuturisje qorre kundër njerëzve të bashkisë , qofshin qytetarë, apo si Erjona Lalaj ( Kreu i policisë bashkiake ), apo demokratë që punojnë në radhët e mijëra njerëzve në bashkinë e Tiranës. Mungesën e kryebashkiakut, ne do ta zgjidhim më 9 maj, me fitoren e Tiranës në ditën e madhe të Evropës dhe ne do ta fitojmë përsëri Tiranën sepse pavarësisht dhe përtej të metave, dobësive, gabimeve, apo edhe fajeve tona, në gjatësinë e një të përpjete të vështirë, sa 13 vjet përpjekje të mundimshme, PS nuk mbetet thjesht alternativa më e mirë relative, ku alternativat e tjera janë shumë më të dobëta, të rrezikshme për të nesërmen e vendit, pas çdo njërës prej tyre, vjen kaosi konfuzioni paqëndrueshmëria”, tha Rama.

Top Channel/ Rama përshëndet me dorë studentët protestues, incidenti pas mbylljes së Asamblesë
21/11 14:01
Top News-‘Do gjykojmë këdo që ndjek Veliajn’/Rama paralajmëron kryebashkiakun dhe mbështetësit e tij
21/11 13:58
Top News – ‘Rama jepe dorëheqjen’, studentët e presin pas daljes nga Asambleja e PS
21/11 13:35
Top News – Veliaj: Ishim parti zemrash, jo privilegjesh. Socialistët po zëvendësohen nga ministruca
21/11 13:27
Top Channel/ Mjeshtri i cylës dyjare në Jug/ Mane Dinaj ruan instrumentin e rrallë të Labërisë
21/11 12:38
Top Channel/ Burgjet caktojnë 23 nëntorin në Fier, avokati i Veliajt kërkon spital privat në Tiranë
21/11 12:33
Top Channel/ Durrës, piktori Sadik Kasa sjell 40 peizazhe në ekspozitën “Stinët”, natyra në ngjyra
21/11 12:27
Top News- Bora e parë zbardh malet në Bulqizë, ulen ndjeshëm temperaturat
21/11 12:17
Top Channel/ Kryeministri publikon pamjet e takimit me studentët, sot pritet një tjetër protestë
21/11 12:16
Top Channel/ Nga paraburgimi i Fierit, Veliaj pyet socialistët e Tiranës “A jemi ende ajo parti?”
21/11 12:14
Top Channel/ Më shumë mbrojtje për policinë/ Senati francez miraton ligjin për përdorimin e armëve
21/11 11:38
Top News- Takim me studentët/Kryeministri Rama publikon pamjet, dialog me ata që besojnë te protesta
21/11 10:34
Top News- “Me ata besojnë te protesta, jo te gurët”, Rama pas takimit me studentët: Ramë dakord të…
21/11 10:20
Top Channel/ Bulqiza vishet me të bardha, reshjet e para të dëborës zbardhin malet
21/11 10:05
Top Channel/ Panik në avionin drejt Rinasit! Kontrolle me qenë e skanerë pas alarmit për bombë
20/11 23:18
Top Channel/ Të moshuarit që vdesin të vetëm, 79-vjeçarja gjendet e vdeku, mbi 800 jetojnë vetëm
20/11 23:15
Top Channel/ Shqipëri-Kinë 77 vite marrëdhënie, ambasadorja: Ndërtojmë ura lidhëse
20/11 23:06
Top Channel/ Pjesëtari i Rrajave në “41 BIS”, Aldo Gjini transferohet në regjimin e posaçëm
20/11 23:05
Top Channel/ Brazili refuzon sërish Ervin Matën, nuk pranohet kërkesa për mosekstradim
20/11 23:01
Top News- Doganat drejt digjitalizimit, një platformë e vetme për procedurat e bizneseve
20/11 23:00