Një grup studentësh që ishin mbledhur te godina e Universitetit Politeknik për t’iu përgjigjur thirrjes për protestë kombëtare shfrytëzoi daljen e Kryeministrit Edi Rama nga punimet e Asamblesë së PS-së, mbajtur pak metra larg tyre te godina e Universitetit të Arteve për të thirrur në kor ‘Rama jepe dorëheqjen’. Thirrjet e të rinjve protestues Rama iu përgjigj me një përshëndetje me dorë para se të hipte në makinën e tij.