Protesta para Kryeministrisë u shoqërua me tension dhe përplasje mes qytetarëve dhe policisë. Situata përshkallëzoi kur efektivët ndërhynë për të zhvendosur protestuesit nga hapësira e zënë në bulevard, duke synuar rikthimin e qarkullimit të automjeteve. Ndërhyrja e policisë u kundërshtua nga qytetarët që protestonin, ndërsa situata në zonën përpara godinës së Kryeministrisë për disa minuta u shndërrua në kaotike. Më pas qytetarët nisën të marshojnë në rrugët e Tiranës duke përsëritur thirrjet për dorëheqjen e qeverisë dhe largimin e klasës politike.