Uji, produktet e higjienës menstruale për gratë dhe pelenat për fëmijët do të përfshihen në listën e produkteve që do të kenë tvsh të reduktuar në 6%. Deputet të mazhorancës dhe opozitës votuan së bashku ndryshimet e miratuara nga Komisioni I Ekonomisë në projektligjin për TVSH-në, pjesë e paketës fiskale të Buxhetit 2027. Deputetët njëzëri e konsideruan të nevojshme përfshirjen e këtyre produkteve në përputhje dhe me direktivat e BE.