Socialistët kaluan vetëm me votat e tyre ndryshimet në ligjin për tubimet, të miratuara nga qeveria përmes një akti normativ që ka hyrë në fuqi tashmë. Kalimi në komisionin e ligjeve u shoqërua me debate me opozitën, që e konsideroi aktin normativ si antikushtetues. Por, kreu i këtij komisioni, Ulsi Manja pati një tjetër interpretim.