Një 20 vjecar është arrestuar nga Policia e Tiranës pas kërcënimit me armë zjarri që I bëri një shtetasi tjetër për ti marrë borxhin e pretenduar. Gjithashtu policia ka proceduar penalisht edhe babain e 20-vjeçarit, po për kanosje. 20-vjeçari kanosi me armë zjarri një 31 vjecar për ti marrë 600 000 lekë duke pretenduar se ky I fundit ia kishte borxh. Më pas nga kontrollet policore në banesën e të riut u gjetën një pistoletë me municion dhe sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, të cilat u sekuestruan. Arrestimi I të riut u bë në kuadër të operacionit të koduar “Pretendimi”, pas kallëzimit të të kërcënuarit.