Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në qendër të Orikumit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën një 62 vjeçar, i identifikuar si Xhevair Xhelili i cili drejtonte automjetin tip “Ford”, që u përplas me automjetin tjetër tip “Renault”.