Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si Prokuroria e Posaçme përcakton se cilët drejtues institucionesh konsiderohen funksionarë të lartë dhe, për rrjedhojë, hetohen nga SPAK. Në një opinion të publikuar më 20 nëntor, Beqaj argumenton se prokuroria mbështetet te rëndësia e institucioneve, pozicioni i drejtuesve dhe varësia e tyre nga Kryeministri për t’i përfshirë në kategorinë e subjekteve të posaçme. Sipas tij, kjo bie ndesh me përcaktimet e ligjit, i cili rendit konkretisht drejtuesit që përfshihen në këtë kategori.