Vazhdon në ditën e 173 protesta në kryeqytet. Edhe këtë mbrëmje, një grup protestuesish u mblodhën para Kryeministrisë. Të rinjtë u përplasën me policinë, e cila ndërhyri për t’i larguar ata drejt trotuarit, në mënyrë që të mos bllokohej bulevardi kryesor i kryeqytetit. Kjo, për shkak të aktit normativ të qeverisë, që nuk lejon protestat në bulevard. Protestuesit kanë deklaruar se akti normativ është antikushtetues, pasi të drejtën për të protestuar e garanton Kushtetuta. Me thirrjet “poshtë diktatura”, protestuesit u përplasën me efektivët, të cilët shoqëruan disa të rinj.