Mbi 30 udhëheqës të Evropës u mblodhën në Berlin me fokusin tek Ukraina, vetëm pak orë pasi liderët e tre super-fuqive botërore, Donald Trump i SHBA, Vladimir Putin i Rusisë dhe Xi Jinping i Kinës mbyllën samitin me një deklaratë paqeje, që nuk përfshinte luftërat në Iran dhe Ukrainë. I pranishëm në takimin e nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve” ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili u prit nga Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz. Në mesazhin e tij nga kryeqyteti gjerman, kryeministri Edi Rama përshëndeti vendimin e marrë në Samtin e Dublinit, më 12 dhe 13 nëntor, për krijimin e grupit përfaqësues evropian që do të vazhdojë dialogun me Moskën.