Monedha e përbashkët europiane vazhdon që të humbasë terren ndaj lekut shqiptarë, edhe pse periudha nuk konsiderohet si fluks prurjesh nga jashtë prej turizmit, apo remitancave të emigrantëve. Banka e Shqipërisë raportoi të enjten nivelin më të ulët të Euros, që u këmbye me 90.02 lekë, teksa në pikat e këmbimit valutor rënia ka qenë edhe më e madhe, deri edhe nën 89 lekë për 1 euro.