Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy persona, një 32-vjeçar dhe një 46-vjeçare, të dyshuar për abuzim seksual dhe trafikim të një vajze të mitur 15-vjeçare me probleme të shëndetit mendor. Pas bërjes publike të rastit dhe kallëzimit të bërë nga një familjar i të miturës, u ndalua shtetasi E. K, për veprën penale "Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç", si dhe shtetasja A. Gj, e akuzuar për "Trafikimi i të miturve" dhe "Moskallëzimi i krimit". Sipas hetimeve paraprake, 32-vjeçari dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me 15-vjeçaren, ndërsa 46-vjeçarja dyshohet se ka luajtur rolin e ndërmjetëses duke organizuar takimin mes tyre.