SPAK ka regjistruar procedim penal për dosjen e zhdukjes së 700 mijë eurove nga filiali i Postës Shqiptare në Durrës pas shpalljes së moskompetencës nga Prokuroria e Durrësit një ditë më parë. Shkak për këtë lëvizje janë dyshimet se përvetësimi i shumës mund të jetë kryer nga një grup i strukturuar criminal, ndërkohë që ka dyshime se mund të jenë të përfshirë edhe ish zyrtarë që tashmë gëzojnë imunitet parlamentar, edhe pse deri më tani nuk ka emra konkretë. Shuma prej rreth 700 mijë euro ishte e destinuar për shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale në degët e Shijakut dhe Krujës. Paratë dyshohet se u përvetësuan dhe nuk u arkëtuan gjatë muajve prill dhe maj 2026. Rasti u kallëzua në prokurori nga vetë Posta Shqiptare pas një kontrolli të brendshëm në korrik të këtij viti.