Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 3 protestues lidhur me tubimin e së enjtes për veprime të kundërligjshme, por nuk janë dhënë detaje në njoftimin zyrtar mbi identitetin e personave të proceduar apo natyrën e shkeljeve të konstatuara. Gjithashtu gjatë 48 orëve të fundit janë vendosur 29 masa administrative në bazë të Aktit Normativ.