Është transferuar drejt regjimit të posaçëm të sigurisë 41 BIS, Aldo Gjini, një prej personazheve të akuzuar nga SPAK si pjesë e grupit të Rrajave të Fushë Krujës. Gjini po mbahej në burgun e Drenovës, ndërsa sipas informacioneve, vendimi për transferimin e tij vjen pas një periudhe tre mujore nën mbikëqyrje. Edhe në Drenvoë, mësohet se Gjini po mbahej I izoluar, ndërsa tashmë do të qëndroj në 41 BIS. Aty ku mbahen nën masa të rrepta sigurie dhe me kufizime të komunikimit të dënuarit e rrezikshëm.