Pas reshjeve të dendura të shiut gjatë ditës së djeshme dhe natës së kaluar, në Bulqizë kanë nisur reshjet e para të dëborës. Siç shihet edhe nga pamjet, dëbora ka zbardhur malet në lartësinë mbi 1300 metra mbi nivelin e detit, duke sjellë pamjet e para dimërore në këtë zonë.