Një 80-vjeçar i identifikuar si Nasi Peto ka humbur jetën pasditen e sotme, pasi biçikleta me të cilën udhëtonte u përplas me një automjet në aksin rrugor Fier-Seman. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:15, ndërsa drejtuesi i biçikletës ndërroi jetë në vendngjarje. Sipas njoftimit të policisë, në aksident u përfshi automjeti me drejtues shtetasin V. M., 61 vjeç, i cili u përplas me biçikletën që drejtohej nga shtetasi N. P., rreth 80 vjeç.