Studentë që kanë marrë pjesë në protestat e javëve të fundit u mblodhën sot në Universitetin Politeknik të Tiranës. Lëvizja Studentore Kombëtare mbajti atje mbledhjen e parë të delegatëve të përkohshëm, të zgjedhur deri tani nga 10 fakultete. Në deklaratën për mediat, studentët thanë se lëvizja e tyre është vazhdim i protestës qytetare. Një nga kërkesat që ngritën ishte hetimi i dhunës gjatë protestave.