Policia e Gjirokastrës ka goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave. Gjatë ndërhyrjes u kap në flagrancë dhe u arrestua 29-vjeçari Kejvin Kardhashi, ndërsa u procedua në gjendje të lirë 22-vjeçari Orgito Çako, të dy banues në Gjirokastër. Të rinjtë u kapën pranë dy shkollave në qytet, duke poseduar sasi të vogla kanabisi të ndara në doza, të gatshme për shitje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, një automjet dhe dy aparate celulare. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme ligjore.