Një grup studentësh njoftuan këtë të shtunë krijimin e Lëvizjes Studentore Kombëtare, një organizim, që siç thanë të rinjtë që e prezantuan shkurtimisht para mediave me një deklaratë të shkurtër është produkt i protestave qytetare dhe ka të njëjtat kërkesa me thirrjet e bëra në këto protesta. Studentët theksojnë se lëvizja nuk synon të zëvendësojë protestën qytetare, por të forcojë atë me propozime konkrete që lidhen me të ardhmen e të rinjve në Shqipëri. Mes kërkesave të studentëve ishte edhe një hetim i pavarur dhe transparent i çdo rasti dhune joproporcionale të ushtruar nga Policia e Shtetit gjatë tubimeve.