Nëse në fjalën e hapur para Asamblesë socialiste të Tiranës, Edi Rama deklaroi bindjen se PS do të fitojë Bashkinë e Tiranës dhe bashkitë e tjera të vendit, në pjesën e mbyllur të punimeve ai tregoi rrugën se si arrihet kjo fitore, të paktën në kryeqytet. Burime nga brenda sallës thanë për Top Neës se te punimet e mbyllura fjalën e mbajti vetëm kryetari i PS-së dhe e gjithë fjala e tij u përqëndrua te mobilizimi dhe puna përgatitore për zgjedhjet e 9 majit të vitit të ardhshëm. Rama u ka lënë porosi konkrete socialistëve, e para prej të cilave që të mos largojnë asnjë punonjës nga puna në bashki e Tiranës, në një kohë kur PS ka nisur organizimin për garën e ardhshme elektorale.