VIDEO/ ‘Perla’ e sulmuesit të Kombëtares U21, Gabriel Kulla shënon nga mesi i fushës
Drama pushton Paris Saint Germainin. Desire Doué, u detyrua të braktisë fushën e lojës në sfidën me Nice, pak para mbylljes së pjesës së parë për shkak të një dëmtimi të pësuar në gju.
Sipas të përditshmes ‘L’Equipe’, sulmuesi 21 vjeçar ka pësuar një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar. Mungon vetëm konfirmimi nga testet përfundimtare, por futbollisti tashmë e ka mësuar gjendjen e tij që pas ekzaminimeve të para.
Douè e pësoi dëmtimin në mesin e fushës gjatë një tentative driblimi me gjurin që pësoi një ndrydhje. Futbollisti nisi menjëherë të bërtasë nga dhimbja dhe vendosi duart në fytyrë, i vetëdijshëm se mund të bëhej fjalë për një problem serioz. Stafi mjekësor e kuroi në fushë dhe më pas futbollisti doli nga fusha e lojës me barrelë.
Dëmtimi i Douè përbën një problem shumë të madh për Luis Enrique i cili tani do të duhet të sajojë repartin e sulmit duke qenë se edhe Kvaratskhelia ka pësuar dëmtim të ligamenteve te gjurit. Nëse këtë të hënë pas ekzaminimeve përfundimtare do të konfirmohet dëmtimi i ligamenteve për Douè, futbollisti do të humbasë të gjithë pjesën e mbetur të sezonit.
Top Channel