Gabriel Kulla është një prej futbollistëve që po spikasin me ekipet kombëtare të U19 dhe U20 dhe që po përjeton një sezon fantastik edhe në Itali në kampionatin e U20.

Sulmuesi 18 vjeçar që është në radhët e ekipit të të rinjve të Sassuolos, në ndeshjen e së shtunës ndaj skuadrës Primavera të Como shënoi një gol spektakolar

Gabriel Kulla shënoi një gol nga mesi i fushës në këtë ndeshje ku sulmuesi shkodran realizoi një dygolësh, ndërkohë që Sassuolo U20 e fitoi këtë ndeshje me rezultatin 3-0.

Për Gabriel Kullën, ky është dygolëshi i tretë i shënuar prej tij në këtë sezon, ndërkohë që në total ai ka 8 gola të shënuar dhe 1 asist në 9 ndeshje të zhvilluara.

VIDEO e golit spektakolar të Gabriel Kullës

Top Channel