Në Ditën e Alfabetit, Këshilli i Qarkut të Korçës ka sjellë në vëmendje figurën dhe rolin e delegatëve të zonës në Kongresin e Manastirit, një moment i rëndësishëm për unifikimin e shkrimit të gjuhës shqipe. Historiani dhe koleksionisti Niko Kotherja përmes një ekspozite historike ka sjellë dokumente, botime dhe imazhe të 12 rilindasve nga qarku i Korçës që morën pjesë në këtë ngjarje. Materialet e ekspozuara vijnë nga koleksione të hershme, si dhe nga kërkime brenda Shqipërisë dhe jashtë saj, ku jetojnë edhe sot pasardhës të largët të delegatëve