Pas qëndrimeve të mbajtura në Top Story Elis Spiropali ka bërë një tjetër reagim pas vendimmarrjes së kreut të PS, Edi Rama për ta përjashtuar nga forumet partiake, duke e lënë anëtare të thjeshtë të Partisë Socialiste. Spiropali thekson se nuk është penduar mbi qëndrimet që çuan në distancimin e hapur të lidershipit ndaj saj. dublim U duket sikur ma prenë kokën. Dhe mund të jetë e vërtetë. Por s'më bën asnjë përshtypje. Jam si ato qëniet mitologjike që po më preve 1 kokë, më dalin 7 të tjera. Mirëpo, pavarësisht nga numri i kokave të prera, 1, 7, apo 17, unë nuk pendohem, nuk lutem, nuk gjunjëzohem, nuk pres mëshirë kurrë dhe prej askujt. Për mua nuk ekziston mëshira. Për mua ekziston Drejtësia. Në këtë kuptim unë për askënd mëshirë nuk kam.