Surpriza në renditjen e UEFA-s, Portugalia parakalon gjigantët, Italia jashtë zonës së artë
Barcelona do të udhëtojë drejt Baku për ndeshjen e Ligës së Kampioneve me Sabah që do të luhet këtë të mërkurë, pa Lamine Yamal
Vetë klubi katalanas konfirmoi mungesën e 19 vjeçarit që ndjeu shqetësime të vogla në kaviljen e djathtë dhe kështu që ai do të qëndrojë në Barcelonë me stafin teknik të blaugranave që zgjodhi të mos rrezikojë me të me Lamine Yamal.
Lamine Yamal nisi të ndjejë shqetësimet e tij në kavilje gjatë nxemjes përpara ndeshjes të së dielës me Villarreal. Në fakt, përpara fillimit të sfidës, stafi mjekësor e kuroi futbollistin, që pavarësisht kësaj u aktivizua si titullar në ndeshjen me Nëndetësen e Verdhë duke i luajtur të 90 minutat në një nivel të lartë.
Mëngjesin e kësaj të hëne, Yamal shkoi në qendrën stërvitore të Barcelonës dhe përpara fillimit të seancës, stafi mjekësor e kontrolloi edhe një herë kaviljen e futbollistit. Pasi u vlerësua situata e tij, të gjithë ranë dakord që të vepronin me kujdes dhe të mos rrezikonin më kot, kështu që u vendos që Yamal të qëndrojë në Barcelonë dhe nuk do të udhëtojë me pjesën tjetër të skuadrës.
Kështu, Lamine Yamal nuk do të jetë në fushë në sfidën që do të luhet në Azerbajxhan pasditen e së mërkurës. Gjithsesi, Lamine Yamal nuk do të jetë në dispozicion të Hansi Flick vetëm për këtë përballje me Sabah, pasi 19 vjeçari do të jetë rregullisht në fushën lojës në Riazor në sfidën ndaj Deportivo La Coruna.
Top Channel