‘Plas’ te Napoli, ‘fluturojnë’ fyerjet mes De Bruyne dhe Lucca, shpërthejnë Politano dhe Hojlund
Como vendosi një rekord të ri në sfidën ndaj Lens të luajtur në fushën e këtij të fundit. Skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas triumfoi me rezultatin 9-1 duke regjistruar fitoren më të thellë në transfertë në historinë e Ligës së Kampioneve.
Por trajneri Cesc Fabregas preferon të qëndrojë me këmbë në tokë dhe e hedh vështrimin menjëherë te sfida e ardhshme që është pikërisht ajo ndaj Interit.
‘Ishte një mbrëmje e lumtur. Ky është futbolli, sot shkoi gjithçka mirë për ne, por tano duhet të mendojmë për ndeshjen e ardhshme, që është e 9 pas pauzës për ndeshjet e kombëtareve-tha Fabregas-duhet të mbyllim gjithçka si të mundemi, në mënyrën më të mirë. Ishte një mbrëmje e bukur për Comon dhe tifozët e tij. Tani të qëndrojmë me këmbë të tokë, duhet të vazhdojmë të punojmë. Duhet të mësojmë, jo për të bërë fenomenin. Kur pashë që dy ndeshjet e fundit i kemi ndaj PSG dhe Barcelonës, mendova se duhej të bënim sa më shumë pikë që të jetë e mundur. Janë dy skuadra të një niveli më të lartë në krahasim me të tjerat’.
Fabregas më pas vuri në dukje rëndësinë që ka rikuperimi i mundshëm i futbollistëve që i mungojnë skuadrës së tij.
‘Por duhet të luajmë ende futboll, mendoj se do të mund të rikuperojmë shumë lojtarë që mungojnë-shtoi Fabregas-për ne është jetësore t’i kemi të gjithë në dispozicion. Tani, të dielën duhet të bëjmë edhe sprintin e fundit dhe më pas të pushojmë sepse kemi nevojë. Ka pak nga të gjitha, unë i kam pikë të dobët mëngjarashët, janë lojtarë specialë. Të gjithë futbollistët me të cilët kam luajtur e shihnin futbollin në mënyrë ndryshe në krahasim me të tjerët. Por nuk është vetëm kjo, është e rëndësishme që të kuptohet futbolli që duam të sjellim këtu. Sot gjithçka shkoi në favorin tonë dhe duhet t’i falenderoj të gjithë’.
Top Channel