Egnatia në revistën e UEFA-s, Dede zbulon sekretin: Jemi një familje, udhëtojmë me charter dhe si grup i tillë i bashkuar duhet të luajmë
Mbrëmjen e së enjtes, Trabzonspor do të luajë ndaj CSKA të Sofjes sfidën e raundit të katërt të Conference League.
Trajneri i skuadrës turke, Thomas Reis përpara transfertës bullgarë ka marrë vendimin për të lënë jashtë të listës së të grumbulluarve, 4 futbollistë.
Dhe mes tyre është është sulmuesi i kombëtares shqiptare, Ernest Muçi. Mësohet se tekniku gjerman nuk ka dashur të rrezikojë me gjendjen fizike të 4 futbollistëve dhe kështu preferoi që të mos i marrë me vete drejt kryeqytetit bullgar për përballjen e radhës së Trabzonspor.
Pas 3 ndeshjeve të zhvilluara në Conference League, Trabzonspor e sheh veten në vendin e 12 të klasifikimit me 6 pikë të grumbulluara, me një bilanc 2 fitore dhe 1 humbje dhe me 6 gola të shënuar e 3 të pësuar.
View this post on Instagram
Top Channel