Egnatia regjistroi një tjetër barazim në pjesëmarrjen e saj historike në këtë edicion të Conference League.

Skuadra kampione e vendit arriti të mbyllë sfidën me Aarhus me rezultatin 1-1, shifra që u regjistruan edhe në sfidën e parë ndaj Midtjylland edhe kjo një skuadër daneze. Janë këto dy rezultate të kënaqshme në aspektin sportiv për skuadrën tonë si debutuese në këtë kompeticion e sidomos në aspektin financiar. 

Me rezultatin 1-1 ndaj Aarhus, Egnatia përfitoi 133 mijë euro, e njëjta shifër që u sigurua edhe pas ndeshjes me Midtjylland javën e kaluar. Në total pas dy ndeshjeve të para në Conference League, Egnatia ka arkëtuar 266 mijë euro. Përsa i përket fitores, ajo vlen 400 mijë euro dhe Egnatia do të tentojë ta arrijë atë në sfidën ndaj Universitatea Craiova që do të luhet në 5 nëntor për të shkruar akoma më fort historinë e saj në arenën evropiane.

Top Channel