Një goditje për futbollin europian, Topi i Artë jashtë fushave deri në tre muaj
Së fundmi është folur shumë për një interesim të Milanit për mbrojtësin holandez Virgil Van Dijk, kontrata e të cilit me Liverpool skadon në qershorin e vitit të ardhshëm.
Kuqezinjtë kërkojnë të përforcojnë mbrojtjen dhe Van Dijk është një objektiv për merkaton e muajve të verës.
Ndërkaq, vetë futbollisti vendosi që të bëjë disa qartësime në lidhje me të ardhmen e tij duke theksuar se ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar se çfarë do të bëjë.
‘Nuk kam vendosur asgjë. Çfarëdolloj versioni që të shihini vërdallë, Van Dijk rinovon, Van Dijk nuk rinovon, nuk është e vërtetë-tha mbrojtësi holandez-nëse do të rinovoj, do të jem shumë i lumtur që do të vazhdoj këtu. Nëse nuk do të rinovoj, vetëm do të mund të falenderoj Liverpool sepse ka qenë një vend ku më dhanë shpirt dhe unë dhashë gjithçka nga vetja ime’
Top Channel