Milan, Pavlovic nuk e harron Conceiçao: Kishte spiunë për të na kontrolluar dhe përdorte metoda alla…Hitler
Manchester United përballet me një incident të papritur në qendrën stërvitore Carrington. Një dron regjistroi për rreth 12 minuta seancën e parë të trajnerit argjentinas me skuadrën, duke publikuar pamjet në internet pak ditë para sfidës me Liverpool-in.
Mauricio Pochettino nuk e kishte imagjinuar kështu nisjen e aventurës së tij te Manchester United. Stërvitja e parë e trajnerit argjentinas me skuadrën angleze u vu në qendër të vëmendjes për një arsye të pazakontë: një dron arriti të filmonte nga ajri atë që po ndodhte në kompleksin stërvitor të Carrington.
Rreth 12 minuta nga seanca stërvitore u regjistruan dhe më pas u publikuan në YouTube nga një kanal i quajtur “CC OVERVIEW”. Pamjet tregojnë Pochettinon duke punuar me futbollistët, të ndarë në grupe të ndryshme, ndërsa në një prej fushave zhvilloheshin ushtrime taktike dhe organizimi i lojës. Ngjarja ka ngritur pikëpyetje për sigurinë në qendrën stërvitore të United, sidomos për faktin se bëhet fjalë për seancën e parë të trajnerit të ri, ku ai po përpiqet të vendosë idetë e tij në skuadër.
Operatori i dronit ka mbrojtur veprimin e tij, duke pretenduar se fluturimi ishte në përputhje me rregullat, pasi hapësira ajrore mbi Carrington nuk është e kufizuar dhe pajisja nuk ka fluturuar mbi njerëzit apo brenda territorit të klubit. Manchester United, ndërkohë, nuk ka dhënë një koment zyrtar për incidentin.
Gjithçka ndodh në një moment delikat për Pochettinon, i cili ka pak kohë për të përgatitur skuadrën për debutimin e tij, në transfertën ndaj Liverpool-it. Përballja në Anfield do të jetë testi i parë i një aventure që nis me shumë presion, por edhe me një vëmendje të jashtëzakonshme.
Top Channel