Wayne Rooney bën një rrëfim shokues; që ish sulmuesi i Manchester United dhe Anglisë kishte probleme me alkoolin dhe depresionin, kjo dihej, por tani ai vetë tregon se tentoi të kryejë vetëvrasje gjatë kohës kur ishte të Manchester United.

Rooney, që ka qenë kapiten i Anglisë dhe është ende shënuesi më i mirë në historinë e Djajve të Kuq me 253 gola në 559 ndeshje, foli në podcastin ‘Life at the Midpoint’ duke treguar dramën e tij.

‘Kur pija, mbyllesha në shtëpi për dy ditë dhe vetëm pija-tregon Rooney për periudhën e errët të jetës së tij-ndoshta ajo ka qenë periudha më e mirë në karrierën time si futbollist, por e kisha shumë të vështirë të menaxhoja gjithçka’.

Rooney e vijoi më tej duke bërë edhe rrëfimin e rëndë kur tha se mendoi vetëvrasjen

‘Nuk doja që Kai, që atëhere ishte një fëmijë te më shihte në atë gjendje, kështu që edhe për këtë arsye izolohesha-tha Rooney-arrita deri në atë pikë sa mendova vetëvrasjen. Nuk doja që të qëndroja mes njerëzve. Nuk doja të shihja njerëz në rrugë, nuk doja të hyja në dyqane. Gjithnjë jam ndjerë mirë në fushën e futbollit, por për pjesën tjetër kisha me të vërtetë shumë vështirësi’.

Top Channel