Erling Haaland theu heshtjen pas shpalljesë së fajësisë së Manchester City për thyerje të normave financiare të Premier League me klubin anglez që është ende në pritje të sanksionit.

Sulmuesi norvegjez foli për televizionin TV2 në vendon skandinav pas fitores 3-1 ndaj Uellsit dhe filluar me kalendarin. Kujtoi se në vitin 2009 luante me Bryne-n dhe më pas renditi klubet ku kishte qenë në secilin prej sezoneve të përfshira në hetim. Ai ishte vetëm nëntë vjeç kur nisi periudha gjatë së cilës ishin kryer shkeljet. Deri më tani, kishte dhënë intervistë vetëm për Viaplay, televizionin që zotëron të drejtat e transmetimit të Premier League, ku askush nuk e kishte pyetur për këtë çështje.

‘Është një pyetje që e kam të vështirë t’i përgjigjem. Është një çështje mes Premier League dhe Manchester City që do ta trajtojë një komision-tha Haaland-duhet të përgjigjem? E vërteta është se nuk e di’

Ajo që ai di me siguri është vendi i tij, ndihet shumë i lumtur në klub dhe kur u pyet nëse dënimi do të ndikojë te e ardhmja e tij, Haaland e mbylli shpejt këtë çështje. 

‘Tani e kuptoj që kërkon një titull. Siç e thashë, kam nënshkruar një kontratë relativisht të gjatë  në fund të vitit 2024-tha Haaland që më pas mbrojti vendimin e tij për t’u transferuar te Manchester City në 2022 duke e pëkufizuar si një vendim shumë të mirë duke parë ato që ai ka fituar që nga ai moment.

Kjo kontratë e lidh atë me një klub, e ardhmja e të cilit mbetet e pasigurt. Më 29 shtator, komisioni i pavarur doli në përfundimin se Manchester City kishte fshehur për nëntë sezone radhazi, nga viti 2009 deri në vitin 2018, gjendjen reale të financave dhe kishte fryrë të ardhurat me 920,7 milionë paund, ose më shumë se 1 miliard euro.

Komisioni e shpalli klubin fajtor për të gjitha akuzat që lidhen me shkeljet e rënda financiare, si dhe për shumicën e akuzave që kishin të bënin me mungesën e bashkëpunimit gjatë hetimit. City i mohon të gjitha shkeljet, pretendon se vendimi përmban “gabime të dukshme dhe thelbësore” dhe ka apeluar.

Sipas Financial Times, Manchester City do të mbrohet në procesin e apelimit të tij në mesin e muajit dhjetor dhe komisioni do të japë vendimin në fillim të 2027. Nëse apelimi do të hidhet poshtë, sanksioni mund të vijë menjëhere, ndonëse klubi mund ta apelojë atë. Në Angli flitet për një heqje masive pikësh në mënyrë që Manchester City të bjerë në Championship të shoqëruar me një gjobë të majme dhe për një penalizim tjetër me pikë për sezonin pasardhës, gjë që do të komplikonte kthimin e menjëhershëm të Citizens në elitën e futbollit anglez.

Top Channel