Përmes kësaj thirrjeje, e kanë pritur qytetarët në Kosovë vendim e dytë nga Gjykata Speciale e Hagës për ish presidentin Hashim Thaçi, I cili u dënuar me 17 muaj burg për akuzën ‘Pengim të administrimit të drejtësisë’. Përpara zyrave të Bashkimit Europian në Prishtinë, iniciativa qytetare “Jo në emrin tim” organizoi një aksion simbolik dhe konferencë për media. Organizatori Çlirim Haziri ka kërkuar nga Brukseli të mos heshtin përballë shqetësimeve lidhur me procesin gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. Veteranët i janë drejtuar sërish institucioneve, duke iu kërkuar të mos qëndrojnë duarkryq duke mos përjashtuar as mundësinë e vijimit të protestave.