Gjykata e Speciale e Hagës ka gjetur fajtor dhe ka dënuar me 17 muaj burgim ish Presidentin Hashim Thaçi për akuzat e pengimit të drejtësisë. Vendimi u shpall këtë të martë. Gjykata tha se Hashim Thaçi nuk e ka penguar drejtësinë në rastin e procesit me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, por se ka bërë përpjekje për të ndërhyrë te dëshmitarët përmes katër personave të tjerë. Me 12 muaj burg u dënua ish kreu i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu. Gjykata urdhëroi lirimin për të dy, pasi dënimi i dhënë konsiderohet i shlyer me kohën e kaluar në paraburgim.