Kuvendi i Kosovës ka vazhduar seancën plenare të nisur një ditë më herët. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitija në interpelancë është përballur me deputetët lidhur me mungesën e barnave, specifikisht atyre të onkologjikut.Deputetët kanë kërkuar përgjegjësi nga Vitija për rastin e pacientes e cila për katër muaj u përball me mungesë të terapisë dhe mungesën e barnave për trajtimin e kancerit të gjirit e që më pas ndërroi jetë.Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës tha se pagesat për shërbimet shëndetësore i cojnë deri në varfëri qytetarët e vendit. Ismaili duke folur për rastin e vdekjes së pacientes me kancer, tha se shteti ka dështuar në sigurimin e terapisë.