Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar Peter Sorensen emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosova – Serbi. Takimi u zhvillua në margjinat e Samitit të Paqes në Paris, e kryeministri tha se u diskutua për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë me fokus njohjen reciproke. “Diskutuam për stabilitetin e plotë institucional që gëzon tashmë Kosova pas zgjedhjes së presidentit, rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE, si dhe perspektivat për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, me fokus njohjen reciproke”, ka shkruar Kurti në “X”. I dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun, Peter Sorensen, pas takimi njoftoi se janë diskutuar hapat e mëtejshëm rreth diskutimeve mes Prishtinës dhe Beogradit.