Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se drafti i nismës së re ligjore për Dhomat e Specializuara është gati bashkë me firmat e deputetëve. Synimi i kësaj partie është që projektligji të miratohet në të dyja leximet gjatë muajit dhjetor. Në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, PDK bëri të ditur se nisma do të dorëzohet së shpejti në Kuvend, pa specifikuar një datë të saktë. “Me këtë nismë kërkojmë garanci për një proces gjyqësor të drejtë dhe të paanshëm, për respektimin e të drejtave themelore të njeriut dhe për mbikëqyrje institucionale, duke respektuar pavarësinë e gjyqësorit. Mbrojtja e çlirimtarëve në Hagë është prioritet absolut”, thotë PDK.